Fundjava e parë e muajit Qershor do të shënojë temperatura tepër të larta për nisjen e stinës së verës.
Meteorologia Tanja Porja tha se termometri në fundjavë (të shtunë dhe të diel) do të arrijë 36-37 Gradë Celcius. Qarqet Elbasan, Berat dhe Gjirokastër do të jenë më të nxehtët për shkak të masave ajrore që vijnë nga Afrika, ndërsa më i freskët moti do të jetë në Tiranë dhe Shkodër.
“Sot presim një maksimum prej 35°C. I njëjti maksimum do të ruhet edhe gjatë mesditës së të shtunës. Deri ditën e diel presim të kemi 36-37°C ose diçka më lart në disa nga qarqet. Do të citoja Elbasan, Berat dhe Gjirokastër që do të jenë zonat më të nxehta. Shkodra dhe Tirana mbeten më në periferi të këtij të nxehti, pasi ky i nxehtë nuk vjen nga veriu i Afrikës, por nga Saharaja, pra shkretëtirat e Çadit drejt Europës Juglindore. Zonat jugore përfshirë edhe një pjesë e mirë e lindjes së territorit shqiptar do të shënojnë temperatura mjaft të larta”, tha meteorologia.












