Kapiteni i Kombëtares së Brazilit, Thiago Silva e ka përjetuar rëndë eliminimin nga Kupa e Botës ‘Katari 2022’. Gruaja e futbollistit të Chelseat, Isabelle përmes rrjeteve sociale ka treguar gjendjen e lojtarit.
“Kështu ka qenë që kur u eliminuan nga Kupa e Botës. Ai gjithmonë dëshiron të jetë vetëm. Nuk flet. Nuk ha siç duhet”, shkruan gruaja e futbollistit.
Kujtojmë që Brazili u eliminua nga Kombëtarja e Kroacisë në çerekfinale.