Një rast tronditës ka ndodhur pak ditë më parë në Fushë Kosovë, ku një vajzë 23-vjeçare ka përjetuar tmerr një ditë pas dasmës së saj.
Mëngjesin e parë si nuse në shtëpinë e re, viktima u përball me dhunë bruatale nga bashkëshorti, vjehrra, kunatat dhe kunati i saj për shka se nuk ishte e virgjër.
Bazuar në dëshminë e saj, bashkëshorti dhe familja e tij e kanë akuzuar se nuk është e virgjër dhe vjehrra e saj e ka tërhequr për flokësh dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj. Dhunë pati edhe nga kunati, i cili dyshohet se ka tentuar që t’ia fus gishtat në prizë elektrike në mënyrë që të binte në kontakt me rrymën. Për këtë shkak ajo ka marrë lëndime serioze.












