Kandidati komunisti nga Fronti i Majtë për Bashkinë e Tiranës, Marko Dajti, në zgjedhjet e 14 majit, ka komentuar mbrëmjen e sotme sloganin e partisë Socialiste në fushatë: “Vetëm përpara, jo mbrapa”.
Ai u shpreh kritik për kërcimet e kryeministrit Edi Rama gjatë takimeve elektorale, ndërsa shtoi në “Zonë e Lirë” se pas operacionit Rama sipas tij nuk është mirë dhe i duhen disa pushime.
“Slogani i ngjan një vibratori të prishur, pas operacionit nuk është mirë, ka filluar të bëjë fushatë me gratë. Dhe tani nuk është në gjendje të mirë mendore, më vjen keq se është kryeministër, por duhet të bëjë disa ditë pushim. Burri nuk kërcen kështu”, thote kandidati komunist per bashkine e Tiranes.












