Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke publikuar pamjet nga përfundimi i punimeve në “Nyjen e Fllakës” në Durrës.
Në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri ka publikuar foto nga rruga e përfunduar e cila është vënë menjëherë në punë dhe në shërbim të qytetarëve.
“MIRËMËNGJES me keto pamje nga përfundimi i punimeve në Nyjen e Fllakës në Durrës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. Kujtojmë që falë punës qytetarët shqiptarë më 14 prill i besuan Partisë Socialiste 53 bashki kurse vetëm 7 të vogla mori koalicioni i Berishës me Metën.












