Kuvendi miratoi ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Por ky pakt mes “PS dhe PD” ka irrituar tej mase Genc Gjokutajn, avokat i Sali Berishës dhe Ilir Metës, i cili ka bërë thirrje për revoltë të dhunshme.
Anëtari i kryesisë së Partisë së Lirisë u bën thirrje qytetarëve të thyejnë sportele e të rrahin efektivët policorë të cilët sipas tij mbrojnë hajdutët. Gjokutaj shkon me tej duke u kërkuar shqiptarëve të vrasin patronazhistët.
“Shqiptare diktaturat nuk rrezohen me kode zgjedhore! Hajduti kapet ne vjedhje dhe jo me permiresim te ligjit apo ashpersim denimi! Vetem revolta popullore dhe forca njerezore shkulin hajdutet nga pushteti! Shqiptare dilni nga shtepite sot! Thyeni çdo sportel qe ju kerkon shpirtin! Rrihni çdo polic qe mbron hajdutet! Vrisni çdo patronazhist qe ju vjedh te ardhmen dhe familjen! Vetem keshtu Shqiptaret mund te behen Zoterinj dhe Shqiperia Zonje“, shkruan Gjokutaj.












