Sali Berisha ka thyer sërish “masën e arrestit” pasi ka futur në shtëpinë e tij ish-ambasadorin e Shqipërisë në Londër, Mal Berisha, së bashku me disa personalitete të jetës akademike nga Kosova.
Lajmin e ka bërë me dije Mal Berisha i cili shkruan se “burrat e mëdhenj të Kosovës nuk e harrojnë kurrë Berishën, teksa bën edhe thirrje për lirimin e liderit demokrat“.
Nuk dihet nëse SPAK do të reagojë pasi Sali Berisha nuk pyet për ligjet dhe thyen sa herë të dojë ‘masën e arrestit’, megjithëse vendimi i GJKKO ia ka ndaluar ish-kryeministrit që të komunikojë me persona të tjerë jashtë shtëpisë.
Që prej 30 dhjetorit 2023, Berisha qëndron në masën “arrest shtëpie” kurse SPAK dhe GJKKO po “mbyllin sytë” nga shkeljet e njëpasnjëshme që bën ish-kryeministri i cili sfidon dhe shkel ligjet e vendit.
Foto nga takimi brenda shtëpisë së Sali Berishës












