Tensione janë regjistuar mbrëmjen e sotme në ambjentet e jashtme të Gjykatës së Posaçme aty ku u dha vendimi për kryebashkiakun Veliaj dhe të pandehurit e tjerë.
Pas shpalljes së vendimit të GJKKO-së e cila la në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” për Veliajn, kryebashkiaku ka dalë nga ambjentet e Gjykatës së Posaçme për tu nisur drejt paraburgimit të Durrësit. Por në këtë moment janë regjistruar përplasje mes punonjësve të administratës së Bashkisë dhe forcave të policisë.
Simpatizante socialistë i ka dalë para furgonit të policisë me të cilin do transportohej Erion Veliaj dhe ka tentuar ta ndalojë. Protestuesit gjithashtu i kanë ofenduar edhe prokurorët teksa i kanë quajtur “Palaço”.