FNSH është në gatishmëri në protestën te Kthesa e Kamzës.
Flamur Noka kërkoi largimin e forcave të policisë, me tone kërcënuese, duke i quajtur banditë. Madje, Noka i kërcënoi duke u thënë se nëse nuk largohen nuk do gjejnë vend ku të futen.
“I bëj thirrje nipit të Enver Hoxhës, Sulltan Surrelit, i bëj thirrje kreut të organizatës kriminale, të tërheq narko policinë nga provokimi i qytetarëve, në të kundërt sot destinacioni do jetë Surreli. Çdo provokim do ketë një përgjigje, të gjithë drejt Surrelit asnjë rrugë tjetër nuk ka, largoni narko policët, këta banditë. A ka turp më të madh. Jemi paqësorë Drejtor largo policinë se nuk do të gjeni vend të hyni pastaj”, tha Noka.












