Fatmir Mediu foli rreth strategut amerikan të fushatës së opozitës Chris LaCivita dhe a mbaroi misioni i tij në Shqipëri.
Mediu shtoi se do të vazhdojë punën me LaCivita për të çuar të vërtetat e Shqipërisë në nivelet më të larta të administratës amerikane.
“Unë kam dëgjuar dhe paçavure se sa i zoti dhe i pazoti ishte LaCivita. Fushata e PD ishte shumë e mirë. Berisha ndërtoi një komunikim shumë të mirë me qytetarët, që ishte dy hapa para strukturave të PD. Qytetarët ishin më optimist. Marrëdhënia me LaCivita do të vazhdojë për riorganizimin dhe padyshim do të synojmë të çojmë të vërtetën në SHBA. Nuk ka turp më të madh në Shqipëri që nuk ka zgjedhje të lira”, tha Mediu.












