Një sërë personalitetesh të rëndësishëm në fushën e artit, sportit, por jo vetëm do të përfitojnë një “Pension të Posaçëm”, i cili do të ketë vlerën e 10-fishimit krahasuar me pensionin social.
Vendimi i Qeverisë Rama vlerëson me “pension të posaçëm” 15 personalitete, mes të cilëve aktori i njohur i humorit Muharrem Hoxha, këngëtari Frederik Ndoci, aktorja Eva Alikaj, studiuesi Aurel Plasari, volejbollisti Leonard Tase, poetja Zhuljana Jorganxhi etj.
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi: DHËNIEN E SHTESËS SË PENSIONIT TË POSAÇËM SHTETËROR NË MASËN E 10-SHIT TË PENSIONIT SOCIAL”, shkruhet në vendim.
Me vendimin e Qeverise Rama këtë vit të ri vlera e “Pensionit të Posaçëm” rritet në rreth 800 mijë lekë te vjetra.












