Prej disa ditësh, Shqipëria e Mesme dhe kryesisht bregdeti i jugut po përvëlohet nga temperaturat të larta si pasojë e të “nxehtit afrikan” që ka pushtuar vendin.
Por situata ka ndryshuar mbasditen e së dielës, pasi Erseka dhe disa fshatra të Korçës janë përfshirë nga reshjet e dendura të shiut dhe breshërit (duke zbardhur rrugët).
Kryesisht zonat që më së shumti janë prekur nga breshëri janë rrëzë malit të Gramozit, në Rehovë Starje dhe Prodan. Breshëri siç raportojnë banorët zgjati deri në 20 minuta dhe po sipas tyre mendohet të ketë bërë dëme në drurët frutorë. Do të jenë grupet e punës që do të zbresin në terren ditën e hënë për të evidentuar dëmet.
Pamjet janë gati të pabesueshme të intensitetit tē madh të breshërit, ndërsa Tirana po “digjet” nga temperatura 38-40 gradë celcius. KETU SHIKO VIDEO-n:












