Kuvendi miratoi sot ndryshimet në qeveri, po ashtu u votua edhe Elisa Spiropali si kryetarja e re e Kuvendit.
Kjo seancë siç nisi edhe përfundoi, mes tensionesh të shkaktuara nga opozita e cila mbajti të bllokuar foltoren që kur nisi Kuvendi dhe vazhdoi edhe kur Elisa Spiropali zuri vendin e Lindita Nikollës.
Ndërsa Spiropali mbante fjalën e parë si kryetarja e Kuvendit, deputeti i PD Edi Paloka shfaqet teksa rri me këmbët mbi tavolinën e Kuvendit. Pamje aspak etike dhe me të vërtet të turpshme vijnë nga Kuvendi i cili përdhoset në mënyrë të vazhdueshme nga deputetët “besnik” të Sali Berishës. Gjithashtu nuk kishte si të mungonin aktet e Flamur Nokës i cili hodhi shishe me ujë në drejtim të kryeministrit Edi Rama.












