Thirrjet për një tubim masiv të bëra nga grupimi i Sali Berishës duket se nuk janë dëgjuar nga demokratët, pasi vetëm një grusht njerëzish janë mbledhur në sheshin para Parlamentit për të protestuar pas publikimit të investigimit nga Rai 3 për Shqipërinë.
E pranishme është dhe vajza e Sali Berishës, Argita Malltezi e cila mban veshur bluzën ‘Free Berisha’, duke treguar kështu dhe arsyen e protestës.
Një militant i cili i vuri flakën gomave, i cili rrezikoi dhe veten pasi shishja që kishte në dorë u përfshi nga flakët.
Forca të shumta policie janë në terren për të siguruar mbarëvajtjen.












