Për herë të dytë ish-kryeministri Sali Berisha paraqitet sot në SPAK për t’u njohur me akuzat që lidhen me dosjen Partizani.
Ndërkohë që kreu i PD pritet të mbërrijë forca të shumta policie kanë rrethuar Prokurorinë e Posaçme. Ndërkohë, demokratët janë mobilizuar sot të mblidhen para godinës së Prokurorisë së Posaçme, në shenjë proteste për atë që Sali Berisha e ka quajtur shpesh herë si “arrestim politik”.
Menjëherë sapo mori fletëthirrjen, ish-kryeministri mobilizoi demokratët për të protestuar përballë SPAK-ut. Berisha akuzohet nga SPAK për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të larte shteterore ose te zgjedhurve vendore, kryer në bashkëpunim. KETU SHIKO VIDEO-n NGA SPAK:












