Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, ku dy automjete janë përplasur.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në vendin e quajtur si “Kthesa e Murrashit”.
Për pasojë ka mbetur i plagosur një person, i cili mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë.
I plagosuri është dërguar në spitalin rajonal të Elbasanit për mjekim, teksa deri më tani nuk dihen ende shkaqet e aksidentit.