Monday, September 21, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Pandeli Majko bën thirrje pas vendimit: Pse humbëm betejën me Serbinë?

by Rilindje
19/09/2026
in BOTA
Pandeli Majko bën thirrje pas vendimit: Pse humbëm betejën me Serbinë?

Ish-kryeministri Pandeli Majko, ka reaguar në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”, në lidhje me vendimin e Gjykatës Speciale të Hagës për të dënuar me 81 vite burg ish-krerët e UÇK-së. Në shkrimin e tij Majko ngre një pyetje “Ku gabuam?”.

Majko thekson se UÇK-ja si ushtri doli e pastër nga gjykimi, megjithatë, ajo tani po riorganizohet në perceptim si një “ushtri e mirë”, por me drejtues të dënuar për krime lufte. Më tej në shkrimin e tij ish-kryeministri thekson se akuzat dhe krimet për të cilat u dënuan liderët kanë ndodhur kryesisht pas Marrëveshjes së Kumavovës.

Sipas Majkos dënimet maksimale u dhanë për Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin, pikërisht sepse ata ishin figurat më publike dhe përfaqësuese të UÇK-së gjatë luftës.  Më tej Majko ka bërë edhe një analizë të historisë kombëtare, nisur që nga Skënderbeu, teksa vë në dukje se udhëheqësit shqiptarë gjithmonë përfundojnë të njollosur me akuza për tradhti apo diktaturë.

Pandeli Majko ka bërë një thirrje që pyetja “Pse në Hagë humbëm betejën me Serbinë?” të marrë një përgjigje përmes një reflektimi kolektiv, duke e refuzuar justifikimin e thjeshtë se “na tradhtuan”.

Postimi i plotë:

KU GABUAM… ?

Pas deklarimit të vendimeve të Hagës në dënimin për “krime lufte” të drejtuesve të UÇK-së, vjen një reflektim i cili bllokohet nga pyetja “Ku gabuam?”…

Dënimet e fundit në Hagë e kanë kthyer politikën shqiptare në një varrezë ambicjesh!

Prezenca e politikanëve sot, i ngjan shpejgimit dorëzues se “… në fund, nuk munda të bëj asgjë, veç të isha i pranishëm!”

Në të tilla momente njeriu sajon histori për ti dhënë kuptim të shkuarës… derisa trillimi zëvendëson të vërtetën! Ky është ngushëllim por jo justifikim!

Ngushëllimi i parë është ai që UÇK doli e pastër nga gjykimi në Hagë! UÇK po rikonsiderohet si një “ushtri e mirë” por me drejtues të akuzuar për krime lufte!…

Kriza që prodhoi Haga, nuk është vetëm politike! Ajo do të ngrejë pyetje të vështira nga shqiptarët e rinj për këtë trashëgimni e cila po legalizohet në Hagë!

Përgjigjet që nuk thuhen sot, do të kuptohen nesër!

“Krimet e luftës” për të cilat akuzohen drejtuesit e UÇK-së janë kryesisht të periudhës së PAS LUFTËS, mbas nënshkrimit të marrëveshjes së Kumanovës, ku Jugosllavia e mbetur, firmosi humbjen e Luftës!

“Krimet e luftës” janë pjesë e betejave politike se kush do të drejtonte Kosovën PAS LUFTES!

Tek “krimet e luftës” u paketuan dëshmitë e spiunëve të Serbisë me ata që u përplasën politikisht me ish drejtuesit e UÇK-së kryesisht, PAS LUFTES!

Tek “krimet e luftës” u ndërlidhën akuzat për korrupsion për ish drejtues të UÇK-së PAS LUFTËS!

Për ata që vlerësojnë se me gjykimin e Hagës për shpalljen e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit si “kriminel lufte” është vendosur drejtësia kanë një gabim në interpretim!

Serbia si aktorja më aktive e gjykatës së Hagës për dënimin e shqiptarëve nuk i intereson se cfarë ka ndodhur PAS LUFTËS! Ajo kërkon një justifikim substancial për domethënien e krimeve të saj shtetërore karshi shqiptarëve!

Serbët janë një komb i edukuar me narcizisëm! Serbia dëshiron të fitojë LUFTËN e humbur në librat e historisë!

Vendimi për “krime lufte” për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin janë të mjaftueshme për “revanshin” në betejën e historisë së shkruajtur!

Vini re që dënimet maksimale janë për Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin të cilat kanë qenë fytyrat më publike të UÇK-së gjatë Luftës!

Krenaria në historinë e shqiptarëve pas Skënderbeut nuk ka fytyra udhëheqësish! Të gjithë kanë nga një “bisht” me akuza për tradhëti apo diktatorë!

Kjo është pjesë e dramës shqiptare dhe deformimit që kundërshtarët e tyre gjeopolitik kanë nxitur! Por ajo është pasojë edhe pasionit pa kufizime dhe egos së drejtuesve të një kombi me histori shtetërore modeste!

Deformimet për ti trajtuar shqiptarët si komb i dështuar hyn tek një teknikë historike që nuk shkruhet por nënkuptohet!

Luftërat serbe fillojnë në libra për të vazhduar në realitet! Vendimi i Hagës ishte i rëndësishëm për “librin” e ri të RIKTHIMIT të Serbisë në Kosovë…

Ndaj sot, reflektimi se KU GABUAM duhet të jetë kolektiv!

Pyetja më e rëndë, është PSE në Hagë humbëm betejën me Serbinë? Përgjigja se na “tradhëtuan”… është veç ngushëllim!

NGA KATEGORIA

81 VITE burg për Çlirimtarët që i sollën lirinë Kosovës! Këto janë akuzat dhe dënimet totale…
BOTA

A mund të zhbëhet dënimi për çlirimtarët e UÇK-së? Juristi nga Londra tregon gjithçka: Do të duhet…

20/09/2026
Rama merr “sinjalin” pozitiv/ Kush vjen nga Bashkimi Europian në fund të shtatorit…
BOTA

Rama merr “sinjalin” pozitiv/ Kush vjen nga Bashkimi Europian në fund të shtatorit…

20/09/2026
Shqipëria marrëveshje me SHBA/ Hap gjigant për të pasur akses në eksplorimin civil të Hënës dhe Marsit
BOTA

Shqipëria marrëveshje me SHBA/ Hap gjigant për të pasur akses në eksplorimin civil të Hënës dhe Marsit

19/09/2026
U dënua me 25 vite burg, reagon për herë të parë Hashim Thaçi! Thirrje qytetarëve të Kosovës…
BOTA

U dënua me 25 vite burg, reagon për herë të parë Hashim Thaçi! Thirrje qytetarëve të Kosovës…

17/09/2026
Diaspora shqiptare mblidhet në SHBA në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
BOTA

Diaspora shqiptare mblidhet në SHBA në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

17/09/2026
Dënimi “skandaloz” i ish-krerëve të UÇK, Amerika bën reagimin urgjent…
BOTA

Dënimi “skandaloz” i ish-krerëve të UÇK, Amerika bën reagimin urgjent…

16/09/2026

LAJMET E FUNDIT:

Jepet ALARMI për Shqiptarët: Kujdes! Nëse ju vjen ky mesazh në telefon…
AKTUALITET

Jepet ALARMI për Shqiptarët: Kujdes! Nëse ju vjen ky mesazh në telefon…

20/09/2026
LAJM I FUNDIT/ Edi Rama sapo mbërrin në SHBA, njofton takimin me…
EDI RAMA

LAJM I FUNDIT/ Edi Rama sapo mbërrin në SHBA, njofton takimin me…

20/09/2026
Askush nuk e priste! Shqipëria bëhet si gjithë bota, ky shërbim do të jetë falas…
AKTUALITET

Askush nuk e priste! Shqipëria bëhet si gjithë bota, ky shërbim do të jetë falas…

20/09/2026
Kryeministri Rama jep lajmin: Në 2025 do të kemi “projektin e ri” për të ndryshuar…
EDI RAMA

“Preket çdo qytet i Shqipërisë!”/ Rama tregon LAJMIN E MIRË: Sjell këtë ndryshim DRASTIK…

20/09/2026
81 VITE burg për Çlirimtarët që i sollën lirinë Kosovës! Këto janë akuzat dhe dënimet totale…
BOTA

A mund të zhbëhet dënimi për çlirimtarët e UÇK-së? Juristi nga Londra tregon gjithçka: Do të duhet…

20/09/2026
LAJM I ZI/ Aksident tragjik në aksin kombëtar, kush humb jetën…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Makina bëhet “copë-copë”, aksident i rëndë në aksin kombëtar, shoferja…

20/09/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!