Ish-kryeministri Pandeli Majko nga ngritur alarmin në lidhje me tensionet e krijuara në veri të Kosovës. Majko shkruan se Aleksandër Vuçiç nuk duhet nënvlersuar dhe se në veriun e Kosovës po zhvillohet “skenari” i Donbasit në Ukrainë.
“Serbia ka filluar një “lodër” të vjetër në kushte të “reja” me Perëndimin. Në veriun e Kosovës po zhvillohet “skenari” i Donbasit në Ukrainë. Asnjëherë, nuk duhet nënvlerësuar dikush që mbivlerëson veten. Në këtë rast, ai quhet Aleksandër Vucic!” shkruan Majko.
Kujtojmë që ditën e djeshme Aleksandër Vuçiç paralajmëroi se do t’i këkrojë KFOR-it kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë, ndërsa për këtë autoritetet e Kosovës janë shprehur se kjo s’ka për të ndodhur.