Fundjava që presim do jetë më e ftohta e muajit Janar! Lajmi është konfirmuar nga ekspertja e IGJEO, Anira Gjoni e cila tregon se moti do jetë i kthjellët por do shoqërohet me temperatura disa gradë nën 0.
Gjithashtu ajo shprehet se temperaturat do rriten pas datës 15 janar, ku relativisht moti do jetë më i ngrohtë, njësoj siç ka qenë javën e parë të muajit.
“Duke qenë se jemi nën ndikimin e masave të ftohta me origjinë polare përgjatë kësaj jave do na shoqërojë mot i kthjellët por me temperatura të ulëta. Presim që gjatë fundjavës, pra dita e shtunë dhe e diel të arrijnë edhe temperaturat më të ulëta dhe moti do jetë i kthjellët dhe qëndrueshëm. Por surprizat vijnë në gjysmën e dytë të janarit. Pas datës 15 janar presim që dy javët e tjera të jenë temperatura relativisht të ngrohta me temperatura që pritet te shkojne deri në 17-18 grade Celcius”, shprehet Anira Gjoni.












