Paraqitjet fantastike të Shqipërisë në tetor pritet të kenë efekt të menjëhershëm edhe në klasifikimin mujorë të publikuar nga FIFA.
Dy fitoret, kundër Republikës Çeke dhe Bullgarisë, pritet të ngjisin kuqezinjtë në renditje. Aktualisht, Shqipëria pozicionohet në vendin e 62-të, por në klasifikimin për këtë muaj, që do të bëhet publik nga FIFA më 26 tetor, Shqipëria pritet të renditet në vendin e 59-të, duke fituar në këtë mënyrë edhe tre pozicione të tjera.
Matematikisht, Shqipërisë i duhet vetëm një pikë për të siguruar një biletë për në Gjermani, por Shqipëria kërkon 6 pikë të plota për t’u kualifikuar si kokë grupi dhe për të thyer rekordin e pikëve.
Është shumë e rëndësishme që kuqezinjtë ta mbyllin në vendin e parë, pasi dy fitore të mundshme do të na vendosnin në një pozicion me komod gjatë hedhjes së shortit të Evropianit, minimalisht do të ishim në vazon e dytë. Dy sfida e fundit janë të rëndësishme edhe për renditjen e FIFA-s.












