Territori Shqiptar do të vijojë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku moti i kthjellët dhe i ngrohtë do të jetë dominant.
Më të theksuara kthjellimet paraqiten përgjatë Ultësirës Perëndimore, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të karakterizohen zonat malore.
Pjesa e dytë e ditës dhe në vijim do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit në rang territori do të mbeten të larta si në mëngjes dhe në mesditë. Megjithëse sapo jemi futur në stinën e pranverës, në vendet e ulëta dhe ato bregdetare sot termometri do të shënojë 22 °C.