Partitë e vogla i kanë propozuar presidentit Bajram Begaj datën 4 maj për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme. Lajmi u konfirmua nga kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka pas takimit se me kreun e shtetit.
“Ne propozuam datën 4 maj. Kushtetutat parashikon 15 prill-15 maj, më e arsyeshme për ne është maji përflitet që në 9 maj ka një aktivitet të madh me pjesëmarrjen e kryeministrave të Europës, mendojmë që data 11 është e papërshtatshme. besoj që do të takojë dhe të tjerët presidenti. Ne kemi dhënë propozimin tonë”, tha Duka.
Presidenti Begaj nisi këtë të mërkurë konsultimet për të caktuar dhe dekretuar datën e zgjedhjeve parlamentare 2025. Të parët që kanë shkuar në zyrën e Begajt janë Dashamir Shehi, Fatmir Mediu, Agron Duka dhe Vangjel Dule.












