Një ditë pasi u raportua si dorëheqje, ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u zyrtarizua shkarkimi nga detyra i Drejtorit të Përgjithshëm i Tatimeve, Ceno Klosi.
Në mungesë të Ramës, zv.kryeministrja Belinda Balluku e ka emëruar Ceno Klosin si zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.
“EMËRIM NË DETYRË: Me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Z. Ceno Klosi emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë“, thuhet në njoftim.












