Pas më shumë se gjysme ore, Belinda Balluku ka dalë nga GJKKO ku u paraqit për verifikimin e masës së sigurisë për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.
Balluku nuk pranoi të fliste për mediat, ndërsa seanca vazhdon ende.
“A do ta zbatoni vendimin e GJKKO-së?”, u pyet ajo nga gazetarët pasi u doli nga gjykata, por Belinda Balluku refuzoi të flasë dhe më pas u largua.
Balluku është marrë zyrtarisht e pandehur për tenderin e tunelit të Llogarasë, ndërsa është nën hetim për lotin 4 të Unazës së Madhe. Dy ditë më parë, GJKKO e pezulloi nga detyra dhe e ndaloi të dilte jashtë vendit.












