Kryeministri Edi Rama ka debatuar jo vetëm me opozitën seancën e sotme plenare, por dhe me minister e tij.
Madje në një moment ai u kap duke debatuar me tone jo fort të qeta me ministren e Arsimit, Evis Kushi. Arsyeja e debatit nuk dihet, ndërsa më pas Rama ka shkëmbyer disa fjalë dhe me minister e tjera.
Gazment Bardhi ka debatuar ashpër me kryeministrin Edi Rama në seancën e sotme plenare që po mbahet aktualisht në Kuvend. Ai ka përmendur disa oligarkë, për të cilët Bardhi ka thënë se Rama i ka paguar për të kapur kandidatët për Avokat të Popullit dhe Gjykatës Kushtetuese.