Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se do të ketë disa ndryshime të reja, disa prej të cilave do të hyjnë në fuqi menjëherë, në lidhje punën e mjekëve dhe atyre që hapin apo punojnë edhe në klinika private.
Pas skandalit në Onkologji, Qeveria do të ndalojë që një mjek të ndjekë të njëjtin pacient edhe në shtet edhe në spitalin privat që mund ta zotërojnë, apo që mund të punojnë.
Po ashtu, mjekët që kanë hapur dhe ose punojnë në klinika private, nuk do të mund të mbajnë asnjë funksion drejtimi në Spitalet Shtetërore.
Dërgimi në klinika private do të dënohet, ndërsa përsëritja e kësaj shkeljeje do të shkojë deri në ndalim të aktivitetit të mjekut.












