Kryesia e Partisë Demokratike e Sali Berishës ka vendosur që të thërrasë Këshillin Kombëtar për të miratuar rezolutën e bashkimit me pjesën tjetër të demokratëve që ende janë rreshtuar krah Lulzim Bashës.
Pasi mori “vulën” tashmë Sali Berisha ka caktuar protestën kombëtare e cila do të zhvillohet të premten më 12 korrik, ora 20:00 përballë Kryeministrisë.
Të gjitha këto lëvizje janë në kuadrin për të shpëtuar mandatin si deputet të Sali Berishës. Megjithëse i ka kaluar afati 6-mujor, Kuvendi madje as kryeparlamentarja Lindita Nikolla nuk po bëhen të “gjallë” për të njoftuar “djegien” e mandatit të Sali Berishës i cili ndodhet në “arrest shtëpie”.












