Ermiona Lekbello reaguar per here te pare pas përjashtimit nga “Big Borther”. Ermiona ka ndarë ne rrjetet sociale një moment nga largimi i saj nga Big Brother teksa shihet duke përqafuar Luizin dhe i drejtohet atij me një mesazh.
“Do më mungosh, të dua fort. Ne jemi fitues dhe jo humbës, ti je fituesi”, shkruan Ermiona krahas postimit.
Pas paralajmërimit mbrëmjen e djeshme, produksioni i Big Brother ka vendosur mos tolerojë askënd dhe ka treguar “dorë të hekurt” duke përjashtuar dy konkurrentë brenda ditës. Pas Ermionës, radhën e kishte aktorja Eva Alikaj e cila është skualifikuar nga gara e Big Brother, pas toneve kërcënuese pasditen e sotme ndaj Luizit.












