Pëllumbi i është drejtuar emisionit “Aldo Morning Show” në Tv Klan me qëllim njohjen me një grua.
Partnerja që 74-vjeçari kërkon, sipas karakteristikave që e imagjinon Pëllumbi, duhet të jetë e moshës 60-65 vjeç, të jetë e ndershme dhe e sinqertë e mundësisht të ketë arsim të lartë.
Ja se si shprehet , Pëllumbi: “Pas vdekjes së gruas në vitin 2006, jetoj i vetëm në Vlorë. Vetmia është shumë e rëndë, nuk mund ta mendoj asnjë njeri se sa e vështirë është vetmia. Mirëpo fuqi kam akoma, mundësi kam akoma. Unë kërkoj që të njihem me një grua. Të jetë 60-65 vjeçe, të gëzojë shëndet. Dua që të jetë e ndershme, e sinqertë ashtu siç jam unë. Nga ana ime do të ketë të gjithë shërbimet që i nevojiten një njeri e do të jemi përkushtuar ndaj saj, këtë gjë kërkoj dhe nga ajo. Mundësisht të ketë arsim të lartë.”












