Shqipëria do të presë pranverën e vitit 2024, takimin e 70-të të Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit.
Lajmi është bërë me dije nga Kryeministri Edi Rama, teksa ka publikuar në rrjetin social Facebook pamje nga të ndryshme nga Shqipëria.
“Me këtë kartolinë të prezantimit të Shqipërisë, për herë të parë në histori, si vendi pritës i takimit të 70 të Komisionit për Evropën të Organizatës Botërore të Turizmit që do të mbahet në Tiranë pranverën e vitit 2024”, shkruan Rama.
Kujtojmë që Shqipëria vitet e fundit është kthyer në kryeqendrën e zhvillimeve të rëndësishme europiane, fillimisht në Tiranë u organizua finalja e Superkupes se Europes, Samiti i ‘Bashkimit Europian’ dhe më pas Samiti i ‘Procesit të Berlinit’.












