Kanë nisur punimet për ndërtimin e Poligonit të parë publik të testimit praktik për lejen drejtimit të makinës.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga kantieri i ndërtimit, ndërsa bën me dije se kjo është njëkohësisht dhe Qendra e parë Edukative Digjitale e Simulimeve Virtuale për leje drejtimi në Fushë-Prezë.
“Nisin punimet për Poligonin e parë publik të testimit praktik për leje drejtimi, njëkohësisht dhe Qendra e parë Edukative Digjitale e Simulimeve Virtuale për leje drejtimi në Fushë-Prezë, Tiranë. Kjo vepër e re shumëdimensionale, me një sipërfaqe rreth 6,000 m2 do të shërbejë edhe për Programe Edukative të Sigurisë Rrugore, orë Këndi Trafiku dhe Aktivitete Mësimore shtesë”– shkruan Rama.












