Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se mbi 107 mijë fëmijë kanë përfituar nga programi i depistimit të shikimit në shkolla.
Rama ka thënë se rreth 12.974 nxënës janë referuar për vizitë tek mjeku specialist për ndjekjen e problematikave të shfaqura.
Sakaq, Rama ka theksuar se do të vijojnë edhe gjatë vitit 2024 mbështetjen financiare për Programin e Depistimit të Shikimit për nxënësit në shkolla.
“Mbi 107 mijë fëmijë kanë përfituar nga programi i depistimit të shikimit në shkolla. Rreth 12, 974 nxënës janë referuar për vizitë tek mjeku specialist për ndjekjen e problematikave të shfaqura. Me politikat e orientuara drejt parandalimit, vijojmë edhe gjatë vitit 2024 mbështetjen financiare për Programin e Depistimit të Shikimit për nxënësit në shkolla”, shkroi Rama.












