Ka pëfunduar numërimi i 226 kutive të votimit në qytetin e Vlorës, ku ka fituar bindshëm kandidati socialist, Ermal Dredha me 28243 vota, kundrejt kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Hysni Sharra me 11787 vota.
Gëzim Topçiu nga Partia Socialiste ka siguruar mandatin e 7-të për të drejtuar këtë Bashki. Ai ka marrë 13574 vota kundrejt kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Alfred Gega i cili ka arritur të marrë 6875 vota.
Në Bashkinë e Hasit është kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Miftar Dauti që merr fitoren me 4400 të votave, përballë kandidatit socialist Beqir Mulaj, i cili ka marrë 3488 të votave.












