Zhaklin Lekatari eshte perplasur keq me moderatorin dhe me pas e ka braktisur studion televizive. Në emisionin “Panorama e Mëngjesit”, Zhaklin Lekatari po diskutonte me moderatorin Klevin Muka në lidhje me impaktin që kanë komentet negative në rrjetet sociale.
“Pse hipotetizon kështu. Kush mësohet nga dhuna? Ti do mësohesh nga dhuna. Nuk ka asnjë kontekst në të cilën dhuna mund të pranohet”, u përgjigj Zhaklina.
Më tej Klevin insistoi duke thënë se mendon se Zhaklin Lekatari nuk cenohet pasi është shumë e fortë. Por kjo e revoltoi edhe më tepër Zhaklinën.
“Nuk e kuptoj si e merr këtë lirinë për të më thënë mua si më percepton mua. Unë nuk ta dhashë konfidencën për të më thënë mua si më percepton”, tha Zhaklina. Më pas ajo u ngritur duke u larguar nga studio e emisionit ndërkohë që moderatori mbeti i shtangur duke sqaruar se Zhaklina u keqkuptua. SHIKONI KETU VIDEO-n:












