Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thërret sërish në Prokurorinë e Posaçme.
Sipas shkresës së firmosur nga prokurori i çështjes Elvin Gokaj, Berisha do thirret për t’u përgjigjur pyetjeve bazuar në kallëzimin që është depozituar nga gjyqtarja e GJKKO-së, Irena Gjoka, për akuzën e shpifjes.
Berisha do të shkojë në orën 10:00 të mëngjesit, ndërsa lajmi është konfirmuar nga avokati i tij, Genc Gjokutaj i cili shkruan: “Nesër ne orën 10.00 SPAK ka thirrur Dr. Berishën per te dhënë shpjegime ne lidhje me një kallëzim qe Gjyqtarja Irena + mbiemra 3 copë ka depozituar! Historikisht keshtu ndodh rëndom me Drejtësinë shqiptare: Hajduti bërtet kapeni hajdutin”.
Paralelisht me këtë telash të ri me drejtësinë, Sali Berisha përballet me SPAK dhe togat e zeza për dosjen “Partizani”.












