Opozita kërkon që kryeministri Edi Rama të marrë pjesë në Kuvend që t’i japë llogari qytetarëve shqiptarë.
Petrit Vasili tha se Parlamenti dje ra në duart e maskarenjve, të horrave, pasi policia nuk ishte në gjendje të ndalonte një të burgosur si Ilir Beqaj, i cili sipas tij kërcënoi opozitën.
“Të paaftë të parandalonin që i burgosuri të mos kërcënonte deputetët, dje Parlamenti ka qenë në dorë të maskarenjve, një shtet i mbaruar, i falur në dorë të horrave…Morët përsipër ti jepni alibi problemit të ecurisë një komisioni. Asnjë sevap nuk i keni bërët opozitës. Shtyrjet e komisionit kanë qenë konsesuale. Ju duhet të shihnit pamjet e tmerrshme të mbrëmshme” tha Petrit Vasili.












