Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi thotë se Partia Socialiste nuk bëri fushatë në Himarë duke besuar se do ta fitonte.
Koci tha se gabimi i PS ishte që nuk bëri fare fushatë në zgjedhjet e 14 majit në Himarë për shkak se e konsideronte si të fituar këtë bashki.
Koçi: Qasja greke për çështjen Beleri është e ekzagjeruar dhe kompromentuese. Sigurisht është ka një lloj interesi për pakicën por vetë Beleri e cenon imazhin e Greqisë pasi ndikon në moralin mes popujve. Marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë kanë qenë të shkëqlyera dhe nuk mendoj se ishte e nevojshme për të ndezur një sherr komplet artificial. Nga ana tjetër, përcaktimi i Belerit si kandidat është tejet komprometuese. Është një tradhti ndaj interesave shqiptare. Me sa di është edhe i dënuar për poshtërim të simboleve të Republikës sonë. Pse qe ai rezulton në Himarë? Sepse PS nuk bëri fushatë fare në Himarë. Flas si njëri nga faktorët. Sepse e kanë menduar se është e fituar”












