Projekti i transformimit të Piramidës së Tiranës ka marrë një tjetër çmim prestigjoz nga juria e WAN Awards EMEA.
Juria e cilëson Piramidën e transformuar “një ‘projekt të guximshëm’, të hapur për publikun, i rrethuar nga një ansambël kutish shumëngjyrëshe, të shpërndara brenda dhe përreth ndërtesës origjinale”.
Ndërkohë, arkitektja e njohur Eva Jiricna, kryetare e jurisë së “WAN Awards EMEA” është shprehur për projektin: “Si e lindur në një vend, i cili ka kaluar përmes ngjarjeve të ngjashme historike dhe si dëshmitare e përplasjeve sa herë bëhet fjalë për trajtimin e ndërtesave të braktisura nga regjimi i mëparshëm, të urryera për disa dhe të admiruara për ca të tjerë, përgjigja është ta marrësh pak me humor. [Për Piramidën] …nuk ka më urrejtje, ka vetëm një zgjidhje zbavitëse, e dobishme, e nevojshme për jetën bashkëkohore, dhe shumë mirë e përdorshme nga kushdo. Ju lumtë projektuesve për këtë zgjidhje kaq të mirë, për t’i treguar publikut se pak humor mund të shërojë edhe plagët më të thella.”












