3.75% e qytetarëve kanë ushtruar të drejtën e votës deri në orën 9:00. Nga 5.213 qendra votimi në total, raportimet vijnë nga 2.753 qendra.
73.947 zgjedhës kanë votuar nga 1.974.061 zgjedhës në listat e qendrave të votimit të raportuara, bën me dije KQZ-ja. Sot, më 14 maj shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e bashkive dhe anëtarët e këshillave bashkiak për 4 vitet e ardhshme.
Krahasuar me 2021 pjesëmarrja në orët e para është më e ulët pasi deri në orën 09:00 në vitin 2021 kishin votuar 8.03% kurse sot 3.75%.












