Edhe këtë edicion të tretë të ”Big Brother Albania Vip”, banorët do të improvizojnë një dasmë tradicionale shqiptare.
Dy nga banorët zgjidhen për të qenë çifti që do martohen, një prej tyre prifti dhe të tjerët të ftuar. Këtë edicion nusja dhe dhëndri do të jenë Ilnisa dhe Meritoni dhe dasma do të bëhet mbrëmjen e sotme në orën 21:00.
Dasma është bërë “mollë sherri” mes Sares dhe Bardhit pasi ky i fundit votoi ne favor te shoku te tij per te zgjedhur Ilnisa-Meriton si ciftin e dasmes se sotme. Bardhi sakrifikoi veten por vota e tij dhe miresia iu kthye në “bumerang” pasi Meritoni tregohet i pabesë duke mos e ftuar Saren ne dasme me justifikimin se ajo eshte konfliktuar me “nusen” e tij.
Veprim i pabesë, aq sa edhe Bardhi mori vendimin per te mos shkuar ne dasmen e Meritonit por ti qendroje ne krah Sares, “në të mire dhe ne te keqe”.












