Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme.
Pas Veliajt, Karamuço tha me bindje të plotë se para zgjedhjeve të “11 majit” do të këtë edhe arrestime të tjera të nivelit të lartë në politikë.
“Duam apo nuk duam në SPAK po futet në një fushatë zgjedhore. Edhe para 11 majit do të ketë arrestime të tjera. Gjasat janë se do ketë arresime të nivelit të lartë, pasi po doli fakti do merret menjëherë masa. Prandaj politika po ndihet e kërcënuar para garës elektorale, pasi e dinë, kanë informacione” tha Karamuço në Top Story.
Altin Dumani është njeriu që i dha vlerë SPAK-ut, prokurori i paepur “që po merr zvarrë drejt burgut” politikanët e korruptuar në Shqipëri të cilët deri dje ishin të paprekshëm.












