Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është marrë zyrtarisht i pandehur për akuzat për korrupsion, fshehje të pasurisë dhe pastrim parash, bashkë me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.
Burime nga prokuroria bëjnë me dije se është kërkuar zgjatja e afatit të hetimeve dhe është caktuar data e mbylljes, 29 shtator 2025.
Oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë shkuar mesditën e kësaj të mërkure pranë ambienteve të Paraburgimit në Durrës, ku Erion Veliaj prej datës 10 shkurt ndodhet në qeli.
Kryebashkiaku Veliaj po hetohet bashkë me bashkëshorten e tij Ajola Xoxen dhe 6 biznesmenë të tjerë.












