Thuajse të gjitha zonat malore në jug-lindje të vendit janë përfshirë nga reshjet e dëborës, trashësia e së cilës ka arritur deri në 10cm në Dardhë dhe fshatrat e Devollit të Sipërm.
Akset rrugore të fshatrave turistike Dardhë, Voskopojë e Vithkuq janë të kalueshme, ndërkohë që policia e qarkullimit rrugor u kërkon drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes dhe të përdorin goma dimërore.
Në fshatin Vithkuq, herë pas here ka patur shkëputje të energjisë elektrike, por më problematike situata paraqitet në zonën e Mokrës, në Pogradec.
Në disa zona të Korçës janë zbardhur nga dëbora dhe është dashur ndërhyrja me borëpastruese për të bërë të mundur qarkullimin normal të mjeteve.












