Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka komentuar posterin e fushatës të kandidatit të Tiranës nga koalicioni “Saliu-Meta”, Belind Këlliçit i cili u shfaqet ne banderola duke treguar “gishtin e mesit”.
Balla e cileson si “lajthitje” kete gjest te turpshem, ndërsa tha se në Shqipëri ai veprim është fyerje për vetë qytetarët shqiptarë.
Pyetje: Çfarë mendimi ke për posterin e ri të Belind Këlliçit?
Balla: “Lajthit njeriu, lajthisin këshilltarët. Ne në Shqipëri e kemi fyerje, kujt ja nxjerr atë qytetarëve, del edhe bën poster.”
Pyetje: Mos po imiton içik Ramën ai që të thyej tabu se Rama kur u fut për kryetar bashkie?
Balla: Rama është unik në atë që ka bërë që ditën e parë, nuk besoj se ky është rasti më i mirë për ta imituar.












