Pas shumë vitesh heshtje dhe mungese në jetën publike, legjenda e sportit shqiptar, Silva Turdiu, ka vendosur të flasë. Dhe jo për çështje të zakonshme, por për të dhënë mbështetjen e saj publike për një nga kandidatet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Ish-volejbollistja e Dinamos, një nga figurat më të dashura për shqiptarët, shpall përkrahjen e saj për Jorida Tabakun, deputeten e Partisë Demokratike që garon në listën e hapur për qarkun e Tiranës.
“Prej shume vitesh kam zgjedhur të mos jem aktive publikisht në mediat shqiptare, edhe pse lidhja ime emocionale me Shqipërine ka mbetur e pandryshuar. Kete herë, megjithatë, kam vendosur të flas hapur dhe t’i jap mbështetjen time publike Jorida Tabakut“, shkruan nder te tjera Turdiu.












