At Nikolla Xhufka ka rrëfyer se është ende i virgjër dhe se po e ruan veten për bashkëshorten e tij. Prifti theksoi se të kryesh marrëdhënie seksuale është njerëzore. Ndërsa shtoi se: “Prifti pa një grua nuk është prift i mirë”.
Pyetje: Ju e pranoni publikisht që dëshiron të kryeni seks?
At Nikolla Xhufka: Absolutisht, është njerëzore.
Pyetje: Ju jeni i virgjër?
At Nikolla Xhufka: “Po, sepse në Ungjill janë ato 10 urdhëresat e Moisiut që zbriti Zoti, që thotë mos vidh, mos kurvëro dhe thotë ruaje shtratin tënd bashkëshortor, që ti duhet ta ruash veten për bashkëshortin dhe bashkëshorti për ty”
Pyetje: Po e ruan virgjërinë për nusen tënde?
At Nikolla Xhufka: “Po sepse ashtu thotë Ungjilli, unë jam fetar dhe do të bëj atë që më thotë feja, jo 100 % se ka edhe gjëra që nuk i bëjmë (qesh)”












