Prej mesditës së djeshme, Shqipëria u përfshi nga stuhia ‘Ciaran’ që tashmë ka goditur pjesën më të madhe të Europës duke shkaktuar dëme të shumta dhe viktima.
Parashikohet që gjatë pasdites dhe mbrëmjes të ketë dobësim të intensitetit të shirave në pjesën më të madhe të territorit duke lënë me rrebeshe të përkohshme skajin veri-veriperëndimor. Gjatë natës pritet përmirësim gradual i kushteve atmosferike.
Reshjet e dendura sollën gjithashtu edhe ulje temperaturash duke na sjellë një “aromë” dimri. Në Kukës ka rënë dëbora e parë per kete sezon. Sic shihet majat e maleve në Kukës janë zbardhur nga dëbora.
Por jo vetëm në Kukës, pasi reshjet e para të dëborës kanë rënë edhe në malin Gramoz të Kolonjës.












