Kiara ishte liderja e shtëpisë së Big Brotherit dhe si “shpërblim” ajo ka marrë disa informacione dhe tituj portalesh nga jashtë shtëpisë.
Moderatorja ka parë të gjitha reagimet që janë bërë jashtë shtëpisë. Pas kësaj ajo e ka komentuar teksa është shprehur se nuk e priste nga disa banorë që ishin pjesë e shtëpisë. Ajo tha se u prek vetëm nga Efi, të cilën nuk e priste qëndrimin e saj duke iu referuar bllokimit tek lavamani.
Efi u përpoq t’ia shpejgonte se nuk ishte ashtu sic ishte shkëputur fragmenti në video. Në fakt është e vërtetë që Efi sic e tha dhe vetë doli kundër Kiarës për situatën që u diskutua në atë moment në Prime, por kurrë s’ka thënë dicka të keqe për të.
Produksioni luajti shumë pisët sot me Kiarën, ku në vend të një avantazhi, që jo vetëm s’ishte i tillë, por e dëmtoi atë psikologjikisht dhe mund të ndikojë në lojën e saj. Ashtu siç tha Ronaldo, nga këto informacione qe i serviri produksioni Kiarës i ka dhënë avantazhin Oltës që të hakmerret ndaj çiftit.












