Dervishi i Teqesë së Baba Aliut në Alipostivan, Baba Hekuran Nikollari, ka ndërruar jetë papritur.
Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore të zbardhë shkaqet e vdekjes. Trupi i pajetë i klerikut bektashi do të transportohet drejt spitalit rajonal të Gjirokastrës për t’ju nënshtruar ekspertizës.
Kush është Baba Hekuran Nikollari?
Baba Hekuran Nikollari shërbente prej vitesh në teqenë emblemë të bektashizmit në jug të vendit. Ai do të mbahet mend si një klerik i përkushtuar ndaj besimtarëve, si një mbrojtës i identitetit kombëtar dhe promovues i harmonisë fetare.
Teqeja në Alipostipan është një vend shumë i njohur pelegrinazhi për bektashizmin. Falë punës së jashtëzakonshme të Baba Hekuran Nikollarit ky vend i shenjtë ishte rikonstruktuar me ambiente të ndryshme në funksion të besimtarëve.
Stafi “RILINDJE.info” i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së Baba Hekuran Nikollarit, bashkëpunëtorëve të tij dhe gjithë besimtarëve bektashinj.