Objektet dhe godinat që kanë mbi 50 vjet që janë ndërtuar, do të duhet t’i nënshtrohen auditimit teknik, i cili do të konsistojë në kryerjen e ekspertizës së thelluar për të vlerësuar gjendjen teknike aktuale dhe kapacitetin mbajtës të objekteve.
Ndërkohë që, në rast se vlerësohet se objekti nuk përmbush kushtet teknike, i hapet rruga riparimit ose prishjes”. Procedura përcaktohet në një projekt-vendim qeverie, i hartuar nga strukturat e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, që është siguruar nga TV SCAN.
Po ashtu, specifikohet se vendimi për prishje të objektit mund të merret në rast se vlera për riparim është e barazvlefshme ose më e madhe se vlera për ndërtimin e tij. E gjitha kjo punë do të kryhet per te shmangur nje tjeter tragjedi nga tërmeti.












